Arrestohen 2 të rinjtë në Himarë, u kapën duke vjedhur një market! Një tjetër prangoset për drogë

Publikuar tek: aktualitet, më 09:47 28-05-2019 Arrestohen 2 të rinjtë në Himarë, u kapën duke vjedhur një market! Një tjetër prangoset për drogë Ilustruese

Policia arreston në flagrancë 2 persona në Himarë dhe 1 tjetër në Sarandë për vjedhje dhe për posedim të lëndëve narkotike.

 

Policia bën me dije se ka arrestuar në Himarë, shtetasit A.O dhe R.B (15 dhe 18 vjeç) banues në Librazhd.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga policia duke vjedhur marketin e shtetasit V.L në Himarë.

Pas kontrollit fizik, në çantën e shtetasit A.O, shërbimet i gjetën të fshehur 3 doza lëndë narkotike të dyshuar si cannabis sattiva.

Gjithashtu, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Ll.I., 19 vjeç, banues në Sarandë.

Policia bëri kapjen dhe arrestimi i tij pasi gjatë kontrollit fizik të këtij shtetasi, iu sekuestruan 7 doza lëndë naekotike e dyshuar si cannabis sattiva.

Materialet iu referuan Prokurorive përkatëse për veprat penale "Vjedhje në bashkëpunim" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028489828109741
array(1) { ["section"]=> string(102) "arrestohen-2-te-rinjte-ne-himare-u-kapen-duke-vjedhur-nje-market-nje-tjeter-prangoset-per-droge-165978" }