Arrestohen 2 vajza shqiptare të Kosovës, çfarë tentuan të bënin në portin e Durrësit

Publikuar tek: aktualitet, më 12:16 12-12-2019 Arrestohen 2 vajza shqiptare të Kosovës, çfarë tentuan të bënin në portin e Durrësit Ilustruese

Arrestohen në flagrancë 2 shtetase kosovare në Portin e Durrësit.

Dy vajzat, 26 dhe 23 vjeçe, tentuan të kalojnë kufirin me dokumente sllovene, të dyshuara si të falsifikuara.

NJOFTIMI I POLICISË:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve:

-A. R., 26 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë;

-K. R., 23 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë;

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 11.12.2019, në P.K.K Port, Durrës, kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente sllovene, të dyshuara si të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave" dhe "Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033194065093994
array(1) { ["section"]=> string(90) "arrestohen-2-vajza-shqiptare-te-kosoves-cfare-tentuan-te-benin-ne-portin-e-durresit-189185" }