Arrestohen 2 vëllezër të “mbuluar me euro” në Kapshticë, policia sqaron ngjarjen

Publikuar tek: aktualitet, më 12:16 09-02-2017 Arrestohen 2 vëllezër të “mbuluar me euro” në Kapshticë, policia sqaron ngjarjen

Shpallet në kërkim një taksist, i cili ndihmoi tre shtetas të kalonin kufirin nga Greqia në Shqipëri, në mënyrë të paligjshme. Në kufirin e gjelbër, dy prej këtyre shtetasve (vëllezër) i vjedhin me dhunë një sasi parash shtetasit tjetër. Arrestohen në flagrancë nga Policia.Shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :·  Adolf dhe Fisnik Veseli (vëllezër), 22 dhe 24 vjeç, të dy banues në Peshkopi.

 Sipas policsë, më datë 08.02.2017, mbi Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës (në kufirin e gjelbër) këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, pasi i kanë vjedhur me dhunë një sasi parash shtetasit  R.K, 26 vjeç, banues në Gramsh, janë larguar me shpejtësi.

 Pas krehjes të zonës dhe falë veprimeve të mirëkoordinuara nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare, u bë e mundur konstatimi dhe kapja e tyre  në flagrancë, në aksin rrugor Kapshticë – Bilisht.

 Gjithashtu në vijim të hetimeve dhe verifikimeve në lidhje me këtë rast, filloi procedimi penal si edhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit :· J.D, 28 vjeç, banues në fshatin Dypjak- Peshkopi.

 Pasi ky i fundit i ka transportuar tre shtetasit e mësipërm me mjetin tip “Mercedes-Benz” nga Volosi (Greqi) drejt Shqipërisë dhe i ka sygjeruar atyre  të përdornin kufirin jeshil, me qëllim shmangien e gjobës në PKK Kapshticë, pasi këta të fundit nuk ishin të pajisur me dokumentacion të rregullt.

Veprimet proceduriale të rastit, u kryhen nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale : “Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim” dhe  “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” parashikuar nga nenet 139 e 25; 298 të Kodit Penal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 50 armë, 18 2015 fishekë, 32 granata, 2 mina: Bilanci i çarmatosjes së shqiptarëve sipas QARQEVE në 24 orë
Të sfilitur dhe të pafuqishëm grevistët replikojnë me Niko Peleshin: Po e politizon, mos spekulo me gjakun dhe fatkeqësinë tonë »
Article Logic
Execution time: 0.011579990386963
array(1) { ["section"]=> string(83) "arrestohen-2-vellezer-te-mbuluar-me-euro-ne-kapshtice-policia-sqaron-ngjarjen-68202" }