Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Dhionis Premti, 64-vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Dhunë në Familje”. Arrestimi i këtij shtetasi është kryer në banesën e tij, në lagjen Nr.4 të Sarandës, pasi ditën e djeshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike kundrejt bashkëshortes së tij, shtetases: M.P, 64-vjeç.
Policia gjithashtu ka arrestuar në flagrancë 2-shtetas për veprën penale “Shkatërrimi i rrugëve” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” !
ANazmi Onjea, 40-vjeç, banues në Ksamil dhe Timoleo Babi, 48-vjeç, banues në Sarandë, janw arrestuar pasi janë kapur duke drejtuar një Eksavator të markës JCB, pa leje drejtimi si dhe duke shkatërruar aksin rrugor, Sarandë-Kanali i Çukës, ku me ndihmën e këtij eksavatori, kanë dëmtuar një gjatësi rruge prej 2.8 m, me qëllim per ta shtruar e rregulluar për interesa të tyre.