Arrestohen 3 punonjës të kompanisë së sigurisë, gjoja e kishin nën mbrojtje por vodhën “TAP” (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:54 02-03-2017 Arrestohen 3 punonjës të kompanisë së sigurisë, gjoja e kishin nën mbrojtje por vodhën “TAP”  (EMRAT)

Vjedhin duke shpërdoruar detyrën, arrestohen në flagrancë 3 punonjës të SHPSF "Pelikani" dhe 1 shtetas tjetër për korrupsion pasiv.

Specialisitët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, bëjnë me dije se në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:

1.Piro Gjini, 50 vjeç, banues në lagjen “8 Shkurti”, Fier.

2.Endri Buzi, 21 vjeç, banues në fshatin Kallm i Madh, Fier.

3.Hyqmet Gremi, 40 vjeç, banues në lagjen “8 Shkurti’, Fier. (Të tre punonjës të SHPSF “Pelikani".)

Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve, sipas pilicisë u bë për arsye se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, nëprmjet veprimeve korruptive dhe shpërdorimit të detyrës për një periudhe kohore dy javore, kundrejt marjes se ryshfetit, kanë vjedhur duke shpërdoruar detyren në objektin që kishin nën ruajtje, një sasi prej 400 litra naftê si dhe një sasi prej 75 copë tranversa në pronësi të firmës "Spiecapag” që është firma nënkontraktuese e Gazsjellësit Tap.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi: -Karafil Agaçi, 32 vjeç, banues në fshatin Suk, Rroskovec.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ky shtetas ka përvetësuar nëpërmjet korruptimit të punonjësve të SHPSF “Pelikani”nje sasi prej 55 copë tranversash, të cilat i'u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prangoset motoristi 28- vjeçar në Librazhd, i ofroi policit 10 euro
Batohet makina në rrethrrotullim, vdes një vajzë, plagosen 2 dy të rinj (EMRAT + DETAJE) »
Article Logic
Execution time: 0.019114971160889
array(1) { ["section"]=> string(101) "arrestohen-3-punonjes-te-kompanise-se-sigurise-gjoja-e-kishin-nen-mbrojtje-por-vodhen-tap-emrat-70459" }