Policia e Dibrës vijon kontrollet për shtetasit që drejtojnë automjetet pa leje drejtimi, nën efektin e alkoolit, apo ata që përdorin celularin gjatë drejtimit.
Polica rrugore atje arrestoi në flagrancë 3 shtetas e procedoi në gjendje të lirë dhe 17 vjeçarin R.Ç, banues në Peshkopi, pasi drejtonte pa leje drejtimi automjetin tip “Volksëagen”.
Shtetasit e arrestuar janë:
Jetmir Laci, 24 vjeç, banues në fshatin Muhurr- Dibër, pasi drejtonte pa leje drejtimi automjetin tip “BMË".
Haki Murati, 27 vjeç, banues në fshatin Kastriot Dibër, pasi drejtonte pa leje drejtimi automjetin tip “Ford”.
Orest Toska, 20 vjeç, banues në Peshkopi, pasi drejtonte pa leje drejtimi automjetin tip “Benz", furgon.
Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprën penale "Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt".
Njoftimi i policisë:
Policia Rrugore e Dibrës vijon punën për të parandaluar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, me qëllimin e vetëm rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Kontrollet janë përqendruar tek ata drejtues që drejtojnë automjetet pa leje drejtimi, nën efektin e alkoolit, apo ata që përdorin celularin gjatë drejtimit.
Gjatë 12 orëve të fundit janë ndëshkuar 4 drejtues automjetesh, 3 prej tyre janë arrestuar dhe 1 në gjendje të lirë.
Janë arrestuar në flagrancë shtetasit :
Jetmir Laci, 24 vjeç, banues në fshatin Muhurr- Dibër, pasi drejtonte pa leje drejtimi automjetin tip “BMË".
Haki Murati, 27 vjeç, banues në fshatin Kastriot Dibër, pasi drejtonte pa leje drejtimi automjetin tip “Ford”.
Orest Toska, 20 vjeç, banues në Peshkopi, pasi drejtonte pa leje drejtimi automjetin tip “Benz", furgon.
Si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin :
R.Ç, 17 vjeç, banues në Peshkopi, pasi drejtonte pa leje drejtimi automjetin tip “Volksëagen”.
Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprën penale "Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt".
Janë vendosur 27 masa administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, janë kontrolluar 33 automjete, 4 prej tyre janë bllokuar.
Policia Rrugore e D.V.P.Dibër është e vendosur për të ndëshkuar cilindo që bëhet shkelës i Kodit Rrugor, duke u bërë burim aksidenti për veten e tij dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës.