Tre shqiptarë, dy burra dhe një grua u arrestuan nga karabinierët italianë për shpërndarje droge.
Në përfundim të një operacioni mbikqyrjeje, forcat e sigurisë, kanë kapur shpërndarësin e parë ndërsa ishte duke shitur një dozë kokainë.
Menjëherë kanë kaluar në kontrollin e shtëpisë, ndërkohë që dy shqiptarët që gjendeshin brenda, një burrë dhe një grua, kanë nxituar për të hedhur drogën në W.C, raporton newsbomb.al, referuar medias italiane. Jo pa vështirësi, karabinerët arritën që të nxjerrin nga W.C, 61 doza kokainë, me një total prej 80 gramësh, duke bllokuar rrjetin e shkarkimit të ujit. Pas arrestit, dy burrat janë dërguar në burgun e Rebibbias, ndërkohë që gruaja është vendosur në arrest shtëpie, raporton newsbomb.al.