Mbrëmjen e djeshme, në 6 prill, tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, sepse gjatë kontrollit në makinën e tyre u gjet një armë pistoletë, e mbushur plot me 7 plumba, raporton newsbomb.al.
Karabinerët kanë kryer kontroll në lokal, e pasi kanë evidentuar shqiptarët të moshës 20, 24 dhe 26 vjeç, kanë dalë menjëherë në kontroll te makina e tyre. Në kroskotin e makinës, u gjet arma prodhim amerikan.
Pas kësaj ka vijuar edhe kontrolli në banesë. Aty u sekuestruan edhe 40 gramë kokainë, disa doza marijuanë, material për konfeksionimin e drogës dhe 420 euro cash, që besohet se janë mbledhur nga shpërndarja e drogës. Në përfundim të kontrollit, për të tre shqiptarët janë vënë prangat në pritje të gjykimit.