Arrestohen 3 sirianë në Gjermani, ishin në një mision të ISIS-it

Publikuar tek: bota, më 15:46 13-09-2016 Arrestohen 3 sirianë në Gjermani, ishin në një mision të ISIS-it

Tre sirianë janë arrestuar në Gjermani, pasi dyshohet se janë nisur nga i ashtuquajturi “shteti islamik”, për të kryer sulme në Europë.

Tre të rinjtë, midis moshës 17-26 vjeçare, janë arrestuar menjëherë pas një serie bastisjesh të njëpasnjëshme të ndodhura përpara agimit të sotëm, në landet gjermane Schleswig-Holstein dhe Lower Saxony.

Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, tha për gazetarët se të dyshuarit mund të ketë patur lidhje me njerëzit të cilët sulmuan Parisin, në nëntor të vitit të kaluar. Sipas prokurorëve, tre të arrestuarit kanë ardhur në Gjermani me qëllim që të “kryejnë veprime të paracaktuara nga ISIS, si edhe të presin udhëzime të mëtejshme”.

Mendohet se të rinjtë kanë udhëtuar përmes Turqisë dhe Greqisë me pasaporta false, të paktën sipas të dhënave që hetuesit kanë mbledhur deri më tani.

Hetuesit besojnë se ata ishin vullnetarë për misionin e dyshuar, dhe se 17-vjeçari kishte qenë i trajnuar për manovrime me armë dhe eksploziv në Raqqa të Sirisë.

Të dyshuarve iu gjetën pasaporta false, telefona celularë të ngarkuar me një program komunikimi, si edhe një shumë parash në dollarë amerikanë. Burimi BBC

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021327972412109
array(1) { ["section"]=> string(69) "arrestohen-3-siriane-ne-gjermani-ishin-ne-nje-mision-te-isis-it-52777" }