Arrestohen 3 të rinj shqiptarë “shumë të rrezikshëm” në Spanjë

Publikuar tek: bota, më 18:13 06-11-2019 Arrestohen 3 të rinj shqiptarë “shumë të rrezikshëm” në Spanjë

Tre të rinj shqiptarë të konsideruar si shumë të rrezikshëm janë arrestuar nga policia spanjolle me akuzën e vjedhjes së 40 banesave.

Shqiptarët K.C., E.P., dhe A.M. dy të moshës 23-vjeç dhe një 25-vjeç grabisnin banesa në qytetet Cantabria dhe Bizkaia të cilat konsiderohen edhe si baza të emigracionit të paligjshëm.

Sipas mediave spanjolle shqiptarët përdornin taktika paralimitare dhe nuk bënin diferencë në piketimin e banesave që do të vidhnin nëse ishin të banuara apo jo. Megjithëse shumica e banesave, në momentin e grabitjes nuk kanë patur njerëz brenda.

Pasi pikasën se po ndiqeshin nga policia, tre të rinjtë shqiptarë u arratisën në një pyll ku edhe kaluan natën, por me t’u zbardhur dita ata ranë në prangat e policisë spanjolle.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073189735412598
array(1) { ["section"]=> string(67) "arrestohen-3-te-rinj-shqiptare-shume-te-rrezikshem-ne-spanje-184932" }