Arrestohen 3 trafikantët shqiptarë me 1 milion euro kokainë, e pazakontë ku e kishin fshehur drogën (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 10:30 12-11-2017 Arrestohen 3 trafikantët shqiptarë me 1 milion euro kokainë, e pazakontë ku e kishin fshehur drogën (VIDEO)

Katër persona të arrestuar, 11 kile kokainë të sekuestruar.

Ky është bilanci i një operacioni që është përfunduar nga policia italiane në bashkëpunim me Guardia di Finanza. Aksioni është bërë në stacionin e trenit, një vend mjaft i preferuar për përdoruesit dhe shpërndarësit e drogës.

Gjatë këtij operacioni është pikasur një Volkswagen Tiguan me targa greke që po lëvizte në mënyrë të dyshimtë në rrugën Gaeta.

Pas kryerjes së disa kontrolleve doli se në atë zonë ishe një shtetas shqiptar me precedent penal për shpërndarje të lëndëve narkotike, shkruan tg24, newsbomb.al.

Pas 5 orës vëshgim, 3 personat me origjinë shqiptare kanë hyrë në parkingun ku ndodhej makina e huaj, si shofer i së cilës shërbente një person me origjinë greke.

Në atë moment filloi aksioni nga policia.

Nervozizmi i treguar nga shqiptarët ka bërë që policët të fillonin aksionin për të çmontuar makinën. Në momentin që kanë çmontuar fenerin, janë gjetur të fshehura 11 kile kokainë, rreth 8 mijë doza.

Me shitjen në treg të kësaj sasie do të fitoheshin 1 milion euro.

Të katërt personat ranë në prangat e policisë për trafik lëndësh narkotike.

U sekuestruan dhe pesë automjete dhe 13 telefona celularë.

Hetimet ndërkohe vazhdojnë për të zbuluar se cili ishte destinacioni i kësaj ngarkese me kokainë. 

 

FROSINONE OPERAZIONE CONGIUNTA POLIZIA GDF SEQUESTRATA COCAINA from TG24.info on Vimeo.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Trondit aktori i famshëm: Po kam abuzuar seksualisht me 5 femra
Kishte dhimbje të tmerrshme, e pabesueshme çfarë gjetën doktorët në stomakun e adoleshentit (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.011733055114746
array(1) { ["section"]=> string(110) "arrestohen-3-trafikantet-shqiptare-me-1-milion-euro-kokaine-e-pazakonte-ku-e-kishin-fshehur-drogen-video-99254" }