Arrestohen 4 meshkuj dhe 1 femër nga Durrësi, terrorizonin me vjedhje jugun e vendit

Publikuar tek: aktualitet, më 17:23 11-03-2017 Arrestohen 4 meshkuj dhe 1 femër nga Durrësi, terrorizonin me vjedhje jugun e vendit

Goditet një grup që kryente vjedhje lokalesh dhe banesash në Tepelenë, Memaliaj dhe Këlcyrë.

Pas një pune intensive të kryer nga Specialistët Kundër Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve :

-Panajot Bakiu, 22 vjeç, banues në Durrës.

-Sali Hilaj, 24 vjeç, banues në Durrës.

-Edmond Pjetri, 22 vjeç, banues në Durrës.

-A. GJ., 17 vjeç, banues në Durrës.

 -A.B., 17 vjeçe, banuese në Durrës.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi:

Në bashkëpunim me njëri–tjetrin shtetasit e mësipërm kanë kryer një sër vjedhjesh, konkretisht:

Në datë 10.03.2017, në Tepelenë, kanë vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit A.A, në Memaliaj kanë vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit

Q.V., lokalin e shtetasit G.M. dhe lokalin e shtetasit G.T. Në datë 06.03.2017, në Këlcyrë kanë vjedhur dyqanin e shtetasit E.B., si dhe në datë 10.03.2017, në Këlcyrë kanë tentuar të vjedhin dyqanin “Servis Celularësh”, të shtetasit F.Ç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa maska, dorashka, kaçavida, leva hekuri, një shumë prëj 10.000 lekë, 20 euro, dy telefona celular, një Laptop, disa shishe me pije alkolike, si dhe automjeti tip “Benz”, me targa AA570HC të marë me qera.

Po vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, ku dyshohet se autorët janë shtetasit e mësipërm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 134 dhe 25 i Kodit Penal.

17204480_10209253427754768_1655108008_n.jpg

17238052_10209253436034975_1358301485_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sherr për pronën në Bulqizë, i plagosuri niset me helikopter drejt Tiranës
Artan Fuga paralajmëron Henri Çilin: Provo që kam fituar 500 mijë euro ose do merresh me avokatin tim »
Article Logic
Execution time: 0.011626005172729
array(1) { ["section"]=> string(89) "arrestohen-4-meshkuj-dhe-1-femer-nga-durresi-terrorizonin-me-vjedhje-jugun-e-vendit-71565" }