4 persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit pas përfundimit të operacionit të koduar “Xhyra 2”.
Të arrestuarit janë Adriatik Qoshku, 33 vjeç, Shkëlqim Çepi, 38 vjeç, Ergest Çuni, 24 vjeç dhe Klodian Çuka 29 vjeç. 4 personave iu sekuestruan 50 kilogram drogë e llojit marijuanë, një pistoletë me një krehër me fishekë, 20 mijë lekë dhe 1 mijë euro, 8 telefona celularë dhe 50 karta sim. Policia ka bërë edhe sekuestrimin e mjetit me targa "AA849AI", i përdorur nga të arrestuarit, ku edhe ishte fshehur droga.
Sipas policisë, të arrestuarit kultivonin edhe kanabis në zonën e Librazhdit ku u zbuluan dy parcela me 222 rrënjë të bimës narkotike.