Arrestohen 4 persona në Tiranë, mes tyre edhe shoferi që aksidentoi të miturin dhe i arratisuri nga Durrësi, procedohen 2 të tjerë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:23 25-05-2020 Arrestohen 4 persona në Tiranë, mes tyre edhe shoferi që aksidentoi të miturin dhe i arratisuri nga Durrësi, procedohen 2 të tjerë Foto ilustruese

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka arrestuar 4 persona në Tiranë, të cilëve u janë vënë prangat për krime të ndryshme.

Bëhet me dije se janë vënë nën pranga:

• M. M., 35 vjeç, pasi në rrugën "Teodor Keko" u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.60 mg/l;

  • A. Th., 48 vjeç, pasi në rrugën "Myslym Shyri" u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në

    Gjithashtu mësohet se është arrestuar edhe shtetasit N. V., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, në banesë, dhe shtetasi i shpallur në kërkim I. B., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" dhe më datë 24.05.2020, rreth orës 20:00, ka vjedhur motorrin e shtetasit O. T.

    Procedim penal ka filluar për:
    F. N., 24 vjeç, pasi në rrugën “Mikel Maruli”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale I. Z., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
    F. V., 31 vjeç, pasi në rrugën “Demokracia” Kamzë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin B. L., i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 4 shtetas, si edhe janë proceduar penalisht edhe 2 shtetas të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë  Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të shpallur në kërkim I. B., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" dhe më datë 24.05.2020, rreth orës 20:00, ka vjedhur motorrin e shtetasit O. T.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë  Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale "Dhuna në familje",  i shtetasit N. V., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, në banesë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  • M. M., 35 vjeç, pasi në rrugën "Teodor Keko" u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.60 mg/l;
  • A. Th., 48 vjeç, pasi në rrugën "Myslym Shyri" u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.79 mg/l;

Gjithashtu, po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor filloi procedimi penal për shtetasit:

  • F. N., 24 vjeç, pasi në rrugën “Mikel Maruli”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale I. Z., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
  • F. V., 31 vjeç, pasi në rrugën “Demokracia” Kamzë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin B. L., i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096778869628906
array(1) { ["section"]=> string(135) "arrestohen-4-persona-ne-tirane-mes-tyre-edhe-shoferi-qe-aksidentoi-te-miturin-dhe-i-arratisuri-nga-durresi-procedohen-2-te-tjere-207714" }