Arrestohen 4 policë, lejuan kalimin e 8 ton kanabis në doganë

Publikuar tek: aktualitet, më 22:48 24-03-2017 Arrestohen 4 policë, lejuan kalimin e 8 ton kanabis në doganë

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka urdhëruar arrestimin e 4 punonjësve policie pasi dyshohet se janë të përfshirë në trafikun e drogës.

Sipas Prokurorisë, 4 policët e kufirit në Qafë Thanë, janë të dyshuar për veprën penale të “trafikut të lëndëve narkotike” në bashkëpunim, ne vijim te hetimit te nisur pas zbulimit te nje kamioni maqedonas me 8 ton kanabis ne Itali, ne shkurt 2017.

Në bazë të hetimit të Prokurorisë për Krime të Rënda ka rezultuar se efektivet e policisë kanë krijuar lehtësitë që një kamion, i ngarkuar me narkotikë, të kalojë pa u kontrolluar në Qafë Thanë.

Në bazë të hetimit të Prokurorisë, Gjykata për Krime të Rënda ka caktuar masën e sigurisë, te cilat janë zbatuar mbrëmjen e sotme nga Shërbimi i Cështjeve të Brëndshme, për efektivet e policisë:

1.Clirim Pepa, pergjegjes turni

2. Ervin Kodra, kontrollor hyrje-dalje

3. Lirim Halili, kontrollor te kabina ne hyrje

4. Syrja Terziu, kontrollor ne hyrje

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tragjedi në Bulqizë/ E ëma vetëvaret me litar në kasollen e bagëtive, gjendet e pajetë nga djali
Kush është izraeliti i ndaluar në Rinas me “paisjen përgjurese”, investigoi skandalin e “Panama Papers” »
Article Logic
Execution time: 0.011522054672241
array(1) { ["section"]=> string(66) "arrestohen-4-police-lejuan-kalimin-e-8-ton-kanabis-ne-dogane-73051" }