Arrestohen 4 rusë, organizuan thirrje raciste kundër shqiptarëve

Publikuar tek: bota, më 14:59 07-12-2016 Arrestohen 4 rusë, organizuan thirrje raciste kundër shqiptarëve

Katër tifozë rusë të Lokomotivës që akuzohen se organizuan thirrjet “Vritini shqiptarët” dhe “Kosova është Serbi” në ndeshjen me Skënderbeun më 1 tetor 2015, janë arrestuar sot në Moskë.

Agjencia e lajmeve të Rusisë ka njoftuar, se pas hetimi që është bërë, janë arrestuar sot katër tifozët rusë, të cilët në takimin zhvilluar mes Skënderbeu dhe Lokomotivës së Moskës kanë organizuar thirrje raciste ndaj shqiptarëve dhe Kosovës.

Në ndeshjen e zhvilluar në datën 1 tetor 2015, në ndeshjen për UEFA Europa League, katër tifozë kanë organizuar thirrje raciste, menjëherë pasi hapjes së flamurit shqiptar nga disa tifozë.

Koret raciste që janë përdorur në këtë takim nga katër tifozët kanë qenë: “Vritini shqiptarët” dhe “Kosova është Serbi”.

Hetimet për këtë çështje kanë nisur që nga vjeshta e vitit 2015 dhe vetë para pak ditësh është dalë në një konkluzion përfundimtar, ku dhe është urdhëruar arrestimi i katër tifozëve në fjalë.

Kujtojmë që takimi për Europa League mes Skënderbeut dhe Lokomotivës ka përfunduar me rezultatin 2-0 në favor në Lokomotivës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023777008056641
array(1) { ["section"]=> string(69) "arrestohen-4-ruse-organizuan-thirrje-raciste-kunder-shqiptareve-61884" }