Arrestohen 4 shqiptarë në Itali, përdornin gratë si korriere droge

Publikuar tek: bota, më 21:13 12-07-2016 Arrestohen 4 shqiptarë në Itali, përdornin gratë si korriere droge

Katër shqiptarë janë arrestuar si rezultat i një operacioni të policisë italiane. Banda e shqiptarëve e ushtronte aktivitetin e saj në rajonet e Emilia Romagna dhe Lombardi.

Sipas mediave vendase, kokaina blihej në Holandë dhe më pas shpërndahej në tregun bolonjez.

Kjo organizatë drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë. Ata mësohet se kishin krijuar një sistem “korrierësh” të besueshëm, duke përdorur thuajse gjithmonë familje dhe gra për të mos ngritur dyshime.

Një ndër klientët më besnikë të shqiptarëve ishte dhe një ushtarak italian 42 vjeçar, i arrestuar shkurtin e shkuar nga Karabinierët, pasi akuzohet se blinte dhe më pas e shiste drogën në lokalet e natës. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036055088043213
array(1) { ["section"]=> string(71) "arrestohen-4-shqiptare-ne-itali-perdornin-grate-si-korriere-droge-46375" }