Pesë persona janë arrestuar nga policia pasi iu gjetën 5 kilogram tritol në dy çanta.
Personat janë arrestuar në aksin rrugor Klos-Burrel, ndërsa ishin duke lëvizur me dy motorë. Policia ka mundur të sekuestrojë 5 kilogram tritol, fitil ndezës dhe kapsolla në cilësinë e provave materiale.
Tritoli ishte vendosur në një çantë sportive, ndërsa janë duke u kryer edhe hetimet të tjera nga policia.