Arrestohen 5 persona në Tiranë, mes tyre shoferi që përplasi për vdekje 50 vjeçarin në rrugën Vorë-Rinas

Publikuar tek: aktualitet, më 09:42 11-08-2020 Arrestohen 5 persona në Tiranë, mes tyre shoferi që përplasi për vdekje 50 vjeçarin në rrugën Vorë-Rinas Ilustruese

Policia ka njoftuar se ka arrestuar 5 persona në Tiranë, 2 prej të cilëve të shpallur në kërkim kombëtar.

Bëhet me dije se në pranga është vënë A. N., 34 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën Vorë-Rinas, ka aksidentuar mjetin motor me drejtues shtetasin H. T., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Gjithashtu në pranga janë vënë edhe 2 persona të shpallur në kërkim kombëtar, S. A., 26 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike" dhe G. B., 39 vjeç, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me dy muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i Policisë:

Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit S. A., 26 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ndërkohë, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit G. B., 39 vjeç, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me dy muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. M., 26 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve dhe ndaj të fejuarës së tij, si dhe ka kanosur punonjësin e Policisë së rendit publik, për shkak të detyrës.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. G., 49 vjeç, pasi në fshatin Mëzez, ka vjedhur në banesën e shtetasit S. Sh.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. N., 34 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën Vorë-Rinas, ka aksidentuar mjetin motor me drejtues shtetasin H. T., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013221025466919
array(1) { ["section"]=> string(110) "arrestohen-5-persona-ne-tirane-mes-tyre-shoferi-qe-perplasi-per-vdekje-50-vjecarin-ne-rrugen-vore-rinas-216768" }