Arrestohen 5 shqiptarë në Madrid, vodhën mbi 50 vila luksoze

Publikuar tek: bota, më 18:58 15-01-2016 Arrestohen 5 shqiptarë në Madrid, vodhën mbi 50 vila luksoze Foto ilustruese

Garda Civile spanjolle ka arrestuar 5 shtetas shqiptarë të akuzuar për vjedhjen e 50 vilave luksoze në Madrid vetëm gjatë muajit të fundit.

Zëdhënësja e policisë madrilene, Maria Dolores Gimeno, tha gjatë një deklarate për media se shqiptarët e arrestuar ishin mes moshës 24 dhe 39 vjeç. Ata janë vjedhur vila në zona të ndryshme si Guadarrama, Las Rozas, Majadahonda, Torrelodones, Galapagar dhe Alpedrete të banuara kryesisht nga persona të pasur.

Sipas detajeve të dhëna nga policia shqiptarët kishin leje 3 mujore qëndrimi në Spanjë. Ata kryenin vjedhjet gjatë pasdites dhe natën duke parkuar automjetin pranë vilës që do të vidhnin, ata kapërcenin gardhin duke hyrë në katin e parë apo të dytë të vilës ku vidhnin çdo gjë me vlerë. Më pas ata largoheshin me shpejtësi në autostradë. Sipas policisë shqiptarët vidhnin rreth 3-4 vila në ditë.

Ndër sendet e vjedhura janë qindra bizhuteri, orë të shtrenjta dore, pajisje elektronike, telefona, syze dhe çanta dore firmato. Në momentin e arrestimit atyre iu sekuestruan edhe 15,000 euro.

Vlera e objekteve të vjedhura nuk bëhet e ditur, policia madrilene tha se shumë prej sendeve me vlerë janë dërguar në Shqipëri nga toka dhe ajri. Fillimisht shqiptarët u vendosën në Katalonjë dhe më pas në Mardid ku banonin në shtëpi me qira. Emrat e të arrestuarve nuk janë bërë publik për momentin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rikthehen zhurmat e mistershme në qiellin e Holandës dhe Anglisë (Video)
Kush është “Kim Kardashian e krimit të organizuar” që pritet t’i zë vendin “El Chapos” (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.012811183929443
array(1) { ["section"]=> string(65) "arrestohen-5-shqiptare-ne-madrid-vodhen-mbi-50-vila-luksoze-30107" }