Arrestohen 7 inspektorë të Tatimeve në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:24 21-09-2015 Arrestohen 7 inspektorë të Tatimeve në Tiranë

7 inspektorë të Tatimeve dhe Transportit Rrugor janë arrestuar nga Sektori i Krimit Ekonomik në bashkëpunim me Task forcën e Prokurorisë.

Nga 7 të arrestuarit 3 janë inspektorë të Transportit Rrugor në Tiranë, 2 inspektorë të Tatimeve në Bashki dhe 2 inspektorë në Drejtorinë Rajonale Tatimore në Tiranë. Të arrestuarit janë Gjovalin Cacja, Sajmir Sulaj, Klinton Shutku, Gerta Marku, Saimir Latifi,Arlind Shtëpani dhe Leonard Dedej.

 Ata akuzohen për rreth dhjetë biznese që janë gjetur duke kryer aktivitet pa kasa në zonën e ‘21 Dhjetorit’, një zonë e cila rezultonte e kontrolluar dhe e verifikuar dy javë më parë nga katër të arrestuarit.

Sipas prokurorisë, katër të arrestuarit duhej të vepronin me gjobitjen dhe mbylljen e bizneseve ose pajisjen e tyre me kasë, çka nuk e kanë bërë, por i kanë lejuar të vazhdojnë aktivitetin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vlora gdhihet e përmbytur nga uji, situatë që nuk ndryshon prej vitesh
Fshehu 1.5 kg drogë në automjet, arratiset shoferi, policia e ndjek dhe arreston »
Article Logic
Execution time: 0.017743110656738
array(1) { ["section"]=> string(51) "arrestohen-7-inspektore-te-tatimeve-ne-tirane-21333" }