Shtatë persona janë arrestuar ditën e sotme gjatë aksionit të policisë të koduar "Pasati 1" në “Kthesën e Kamzës” në Tiranë.
7 personat dyshohet se shpërndanin drogë kryesisht në zonën e Kamzës. Të arrestuarit janë Ledion Brati, Klodian Kasneci, Mehmet Mehmeti, Hermes Muja, Shaban Visha, Drilon Picari dhe Shpresim Ademi.
Ata ishin duke lëvizur me një automjet në bagazhin e të cilit është gjetur dhe sekuestruar lënda narkotike 5 kilogram kanabis sativa. Aksioni është kryer nga Seksioni i Antidrogës në policinë e Tiranës.