Policia e Fierit ka vënë në prangë dy persona, për veprën penale “Dhunë në familje”.
Ata akuzohen se ushtruan dhunë fizike dhe psikologjike ndaj grave të tyre.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit 1.Eugert Mimini, 28 vjeç, banues në Radostinë Vadhizë, Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases L.M, 26 vjeçe.
2.Tomorr Mullaj, 55 vjeç, banues në Ruzhdie, Patos.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases D.M, 53 vjeçe”, sqaron policia.