Arrestohen dy djemtë Elis Pasha e Henri Talo nga Laçi, përdhunuan në një motel dy vajza

Publikuar tek: aktualitet, më 10:19 09-04-2015 Arrestohen dy djemtë Elis Pasha e Henri Talo nga Laçi, përdhunuan në një motel dy vajza Foto ilustruese

Dy djem dhe dy vajza e kishin marrë rrugën bashkë për t’i hyrë një aventure që nuk e dinin që në fillim si do të përfundonte. Dy djem nga Laçi, Elis Pasha 26 vjeç dhe Henri Talo 25 vjeç, shokë me njëri tjetrin, kanë dashur të kalojnë një aventurë të bukur me vajzat K.L 23 vjeç banuese në Peqin dhe R.Sh, 21 vjeç banuese në Korçë.

Në datën 21 mars, do kenë kaluar kohë bashkë, derisa kanë ndaluar në një motel në rrugën Vorë- Tiranë. Aty pasi kanë konsumuar alkool, çunat kanë menduar t’ia kalojnë edhe më mirë, duke marrë dhoma në motel.

Por ja që vajzat nuk kanë dashur të kryejnë marrëdhënie seksuale me ta. Dhe këta të fundit, duke qenë në shoqërinë e tyre nuk e kanë kuptuar këtë fakt. Vajzat pretenduan më pas në polici, se dy djemtë kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzat njëra nga Peqini dhe tjetra nga Korça. Policia arriti ti arrestojë djemtë ditën e djeshme, ndërkohë që materialet i kaluan prokurorisë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Burri humb në kazino 600 mijë lekë e ikën nga shtëpia, gruaja e kërkon me polici
Tiranë, pranga ditën e djeshme 6 qytetarëve për vjedhje, mes tyre një adoleshent »
Article Logic
Execution time: 0.013454914093018
array(1) { ["section"]=> string(91) "arrestohen-dy-djemte-elis-pasha-e-henri-talo-nga-laci-perdhunuan-ne-nje-motel-dy-vajza-8212" }