Arrestohen dy gazetarët që po raportonin masakrën mbi civilët myslimanë në Mianmar

Publikuar tek: bota, më 16:26 27-12-2017 Arrestohen dy gazetarët që po raportonin masakrën mbi civilët myslimanë në Mianmar

Dy gazetarë të Reutersit, të cilët kanë mbuluar krizën me myslimanët Rohingya në veri të Mianmarit, do të mbeten në paraburgim edhe për dy javë, thanë autoritetet.

Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo janë ndaluar më 12 dhjetor, pasi kanë takuar zyrtarët policorë që u kanë ofruar informacione. Ata janë akuzuar për marrje të informacioneve në mënyrë të paligjshme, por Reuters ka thënë se ata kanë bërë punën e tyre dhe ka kërkuar të lirohen.

Qeveria e Mianmarit ka thënë se ata “kanë siguruar informacione ilegalisht, me qëllim për t’i ndarë me mediat e huaja”.

Gazetarët kanë qenë të ftuar në darkë me zyrtarët policorë, raporton Rel. Konflikti në rajonin Rakhine të Mianmarit ka bërë që mbi 600,000 myslimanë Rohingya të ikin në Bangladeshin fqinj.

Ushtria e Mianmarit, që ndryshe njihet edhe si Birmani, thotë se është duke luftuar militantët Rohingya dhe mohon sulmet ndaj civilëve.

Por, Kombet e Bashkuara e kanë përshkruar ofensivën si “doracak për spastrim etnik”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fama e refugjatëve shqiptarë, nëpër gazetat prestigjoze botërore
Asteroidi i frikshëm në formë kafke po vjen sërish drejt Tokës »
Article Logic
Execution time: 0.012570858001709
array(1) { ["section"]=> string(89) "arrestohen-dy-gazetaret-qe-po-raportonin-masakren-mbi-civilet-myslimane-ne-mianmar-104555" }