Dy gra kanë rënë në prangat e policisë së Kavajës pasi në bashkëpunim me njëra-tjetrën vidhnin sendet me vlerë të pushuesve.
Të arrestuarat janë Shqiponja Çoku, 41 vjeçe dhe Monda Guri, 42 vjeçe. Sipas policisë këto dy shtetase në bashkëpunim me njëra-tjertën, vidhnin sendet me vlerë të pushuesve në plazhin e Golemit si portofola dhe celularë. Gjatë këtij sezoni veror, në plazhin e Golemit dhe Shëngjinit janë rregjistruar një sërë vjedhjesh kryesisht të turistëve që zgjedhin të pushojnë në vendin tonë.