Strukturat e Policisë së Vlorës kanë bërë të mundur arrestimin e dy shtetasve për veprën penale “Vepra të turpshme”, ndaj dy minoreneve.
Në pranga e policisë ka rënë shtetasit Bashkim Ferati, 39 vjeç, banues në lagjen “Lirimi”, pasi ai ka tentuar të kryejë vepra të turpshme me shtetasen e mitur: A.B., 6 vjeç, banuese në të njëjtën lagje.
Gjithashtu, policia ka arrestuar një tjetër shtetas, Maksim Durmishi, 71 vjeç, banues në Vlorë, pasi ai ka ngacmuar seksualisht minorenen me iniciale: Xh.Gj., 13 vjeç, banuese në lagjen “10 Korriku”.