Arrestohen dy persona në Durrës, zbardhen akuzat

Publikuar tek: aktualitet, më 10:14 25-02-2020 Arrestohen dy persona në Durrës, zbardhen akuzat Foto ilustruese

Dy persona janë arrestuar në Durrës për vepra të ndryshme penale.

Mësohet se shtetasi R. T., 22 vjeç, banues në Durrës, u arrestua sepse gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi 7 gr. lëndë narkotike, e dyshuar marijuanë.

Ndërsa shtetasi L. L., 42 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar mjetin tip ‘Alfa Romeo’ në gjendje të dehur, ka përplasur mjetin tip ‘Ford’ me drejtuese shtetasen E. I., 42 vjeçe dhe si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ dhe ‘Drejtimi automjeteve në mënyrë të parregullt’.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087699890136719
array(1) { ["section"]=> string(54) "arrestohen-dy-persona-ne-durres-zbardhen-akuzat-196361" }