Arrestohen dy punonjës të Rapiscan, kaluan tonelata drogë si ngarkesë druri

Publikuar tek: aktualitet, më 09:54 19-11-2015 Arrestohen dy punonjës të Rapiscan, kaluan tonelata drogë si ngarkesë druri

Arrestohen dy punonjës të kompanisë Rapiscan Security Inc e cila kryen skanimin e të gjitha mallrave. Kompania ka lejuar ngarkesën e drogës në kamionin nga Durrësi drejt Barit të Italisë.

Kamioni ku gjendej droga ka kaluar si ngarkesë druri dhe kjo sipas policisë bën automatikisht të dyshuar punonjësit të cilët kanë lejuar kalimin e lëndës narkotike. Përgjegjës janë konkretisht : • F.T, 28 vjeç, banues në Tiranë, dhe • E.H, 42 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasit e mësipërm, nuk kanë bërë asnjë lloj sinjalizimi, megjithëse gjatë skanimit, është vërejtuar qartë që në mjetin me targa AA 292 JY dhe rimorkion me targa ACR 715, ka patur dy lloje ngarkesash. Policia e Qarkut Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, vijon hetimet për zbulimin e personave të tjerë përgjegjës në trafikimin e kësaj lënde narkotike. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve, iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme, për veprën penale të ”Shpërdorimit të detyrës”, vepër kjo e parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal. Drejtoria e Policisë Qarkut Durrës.

Kush është kompania “Rapiscan”? Lexo këtu: Skandali me "Rapiscan", miliona euro në dëm të bizneseve i kalojnë privatit

Një sasi e madhe droge është kapur në Itali dhe për të janë arrestuar 2 shqiptarë. Plot 1650 kilogramë drogë  e llojit marijuanë janë kapur në një kamion që udhëtonte nga Durrësi drejt Italisë. Dy shqiptarë janë vënë nën pranga, 26 dhe 53 vjeç, emrat e të cilëve ende nuk bëhen publik nga policia italiane.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Donald Lu e përmendi me emër, por Prokuroria pushon hetimet për Emiljano Shullazin
Foto-Lajm/ Te Komuna e Parisit “kongres qensh”, koncerte falas »
Article Logic
Execution time: 0.018196105957031
array(1) { ["section"]=> string(80) "arrestohen-dy-punonjes-te-rapiscan-kaluan-tonelata-droge-si-ngarkese-druri-25779" }