Arrestohen dy shokët vlonjatë, njëri ‘tapë’ mbi Audi, tjetri kundërshton policinë (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:18 23-02-2018 Arrestohen dy shokët vlonjatë, njëri ‘tapë’ mbi Audi, tjetri kundërshton policinë (EMRAT)

Drejton mjetin nën efektin e pijeve alkoolike si dhe kundërshton punonjësit e policisë së bashku me shokun pasagjer, arrestohen nga Policia.

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor në DVP.Vlorë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Denis Zeneli, 31 vjeç, banues në Vlorë, (nën efektin e pijeve alkoolike),

Kiço Zeka, 35 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi Denis Zeneli, nga kontrolli i ushtruar prej shërbimeve policore me aparatin Drager, ka rezultuar se drejtonte mjetin tip “Audi”, nën efektin e pijeve alkoolike.

Si dhe sëbashku me shtetasin pasagjer Kiço Zeka, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë për të ushtruar detyrën e tyre.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprat penale ''Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt'' dhe ''Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, kryer në bashkëpunim''.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pronari i shtëpisë i përlotur, njeh nipin e gruas si autor të grabitjes së bujshme
Si do ndryshojë MOTI, Instituti i Gjeoshkencave jep më në fund parashikimin »
Article Logic
Execution time: 0.0103440284729
array(1) { ["section"]=> string(90) "arrestohen-dy-shoket-vlonjate-njeri-tape-mbi-audi-tjetri-kundershton-policine-emrat-111203" }