Arrestohen dy shpërndarës droge në Durrës, sekuestrohen 126 doza kokainë dhe heroinë

Publikuar tek: aktualitet, më 08:59 09-04-2020 Arrestohen dy shpërndarës droge në Durrës, sekuestrohen 126 doza kokainë dhe heroinë Foto ilustruese

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka finalizuar me sukses operacionin "HIGH QUALITY".

Bëhet me dije se janë arrestuar D.M, 32 vjeç dhe L.M, 57 vjeç, të dy banues në Durrës.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. M., në lagjen nr. 14, Durrës, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 124 doza me lëndë narkotike kokainë dhe një peshore elektronike, ndërsa gjatë kontrollit të shtetasit L. M., në automjetin tip "Benz", u gjetën dhe sekuestruan 2 doza kokainë, në total 63 gramë kokainë.`

Njoftimi i Policisë:

Durrës

Vijon operacioni antidrogë i koduar "HIGH QUALITY".

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Sekuestrohen 126 doza me lëndë narkotike kokainë, 1 automjet, 3 telefona celularë dhe 1 peshore elektronike.

Në vijim të operacionit "HIGH  QUALITY", për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, në kuadër të të cilit u sekuestrua 0.5 kg lëndë narkotike e llojit heroinë dhe kokainë, si dhe një sasi e konsiderueshme parash, e përfituar nga shitja e lëndës narkotike dhe u vunë në pranga 3 shtetas (organizatori, shpërndarësi dhe bashkëpunëtorja e shpërndarësit të lëndës narkotike), operacioni ka vijuar për evidentimin dhe goditjen e personave të tjerë që ushtrojnë këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat i vijimit të operacionit të ndjekur me metoda proaktive, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast, duke vënë në pranga dy shtetas:

D. M., 32 vjeç dhe L. M., 57 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale "Moskallëzim krimi".

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. M., në lagjen nr. 14, Durrës, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 124 doza me lëndë narkotike kokainë dhe një peshore elektronike, ndërsa gjatë kontrollit të shtetasit L. M., në automjetin tip "Benz", u gjetën dhe sekuestruan 2 doza kokainë, në total 63 gramë kokainë.`

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096499919891357
array(1) { ["section"]=> string(90) "arrestohen-dy-shperndares-droge-ne-durres-sekuestrohen-126-doza-kokaine-dhe-heroine-201933" }