Arrestohen dy shpërndarës kokaine në Tiranë, njëri komandant tjetri ish-polic, kolegët i shtrijnë përtokë dhe u vënë prangat (EMRAT- VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 07:23 29-04-2017
Operacion antidroge by newsbomb-al

Arrestohet një komandant skuadre dhe një ish polic që shpërndanin kokainë në Tiranë.

Një operacion antidrogë  i koduar "Last Service" ka çuar në sekuestrimin e 301 gramë lëndë narkotike e dyshuar  Kokainë si dhe në arrestimin e komandantit të  skuadrës në Repartin Ushtarak Pezë Helmës si dhe të një ish punonjësi të uniformave blu.

Policia bën me dije se më datë 28.04.2017, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin për Operacionet Speciale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin “Last Service”, në kuadër të cilit kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

1.            Drilon Shqau, 31 vjeç, banues në Tiranë, (me detyrë komandant skuadre në Repartin Ushtarak Pezë Helmës).

2.            Vehbi Teqja, 48 vjeç, banues në Tiranë, (ish punonjës policie).

Ndaj këtyre shtetasve disponoheshin informacione se shpërndanin lëndë narkotike të llojit Kokainë, në zonën e njohur si "Vorri i Bomit".

Pas organizimit të shërbimeve policore është bërë e mundur kapja e këtyre shtetasve në flagrancë dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të:

- 301 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt Kokainë,

- 1 automjet i tipit Mercedes Benz, si dhe

- 4 aparate celulare të markave të ndryshme.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U vra në atentat në Durrës, dedikimi prekës i shoqes së Juxhin Dautaj
Sekuestrohen 15 kile marijuanë në Lezhë, autori ia “mbath” por zbuloni ku i kishte shkuar mendja për të fshehur drogën (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.0072259902954102
array(1) { ["section"]=> string(140) "arrestohen-dy-shperndares-kokaine-ne-tirane-njeri-komandant-tjetri-ish-polic-koleget-i-shtrijne-pertoke-dhe-u-vene-prangat-emrat-video-76837" }