Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar ditën e djelë në Glouçester të Britanisë së Madhe pasi janë kapur në flagrancë brenda një fabrike kanabisi.
Muj Toskaj, 24 vjeç, dhe Blerim Mustavataj, 29 vjeç, të dy emigrantë të paligjshëm tashmë pritet të përballen me burgun pasi gjykata është shprehur se ka provvat e mjaftueshme për dënimin e tyre, raporton Newsbomb.al.
Policia britanike arriti të zbulojë fabrikën e kanabisit në bodrumin e një ndërtese në Barton Street të Glouçesterit, ku ishin mbjellë 189 rrënjë kanabis me vlerë nga 52,920 në 159,760 paund. Fabrika ishte e pajisur me aspirim, llampa dhe ngrohje për bimët narkotike. /Newsbomb.al