Policia e Fierit ka vënë në pranga dy shtetas njërin për drejtim të automjetit në gjendje të dehur, dhe një tjetër shtetas për drejtimin e makinës pa patentë.
Sipas njoftimit të uniformave blu, Agron Xhemili 66 vjeç banues në fshatin Fermë Çlirim të Fierit, u arrestua pasi u kap në flagrancë në fshatin Zharrëz.
Ai ishte në drejtim të automjetit tip Opel Fr3151 C nën ndikimin e alkolit.
Ndërkohë në Patos policia ndaloi Shaban Grembi, 60 vjeç pasi në Marinëz u kap nga patrulla e policisë pa pasur leje drejtimi për automjet.