Arrestohen dy skafistë nga Vlora, transportonin 37 klandestinë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:33 12-04-2015 Arrestohen dy skafistë nga Vlora, transportonin 37 klandestinë pamje nga operacioni i policise italiane

Guardia di Finanza ka arrestuar në një operacion në det, dy shtetas shqiptarë nga Vlora me inicialet  A.Z, 42 vjeç, dhe A.X, 28 vjeç për ndihmë ndaj emigracionit të paligjshëm.

Dy shqiptarët, ishin duke transportuar 37 emigrantë të gjithë kurdë dhe sirianë duke përfshirë 5 gra dhe 1 fëmijë. Në kuadër të një kontrolli të përditshëm në kanalin e Otrantospër  kontrollin e migracionit të paligjshëm dhe tregtive të tjera ilegale u zbulua një varkë e fuqishme që ishte drejtuar drejt bregut të Leçes.

Dy të arrestuarve u janë sekuestruar një varkë prej 10 metrash, me dy motore të fuqishëm outboard që u transferuan nga seksioni i Policisë Financiare të Otrantos, të shoqëruar nga anije patrullimi.

Policia Italiane shoqëroi edhe klandestinët të cilët mësohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet i shpalluri në kërkim për “falsifikim të monedhave”
Meta uron Pashkët ortodokse: Besimi te sakrifica, rruga që na çon drejt faljes »
Article Logic
Execution time: 0.013288021087646
array(1) { ["section"]=> string(66) "arrestohen-dy-skafiste-nga-vlora-transportonin-37-klandestine-8498" }