Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Streha e Fundit”, ku janë arrestuar në flagrancë dy persona të shpallur në kërkim për një sërë veprash penale si dhe janë sekuestruar disa armë zjarri dhe lëndë narkotike.
Të arrestuarit janë Klement Çala, 27-vjeç, banues ne Elbasan i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas aratisjes nga burgu i Trikalas në Greqi bashkë me Ilir Kupën dhe disa persona të tjerë, si dhe 29 vjeçari Alkond Bengasi banues në Elbasan dhe i dënuar për prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike. Gjatë operacionit policia ka sekuestruar edhe një pistoletë TT me dy krehëra me fishekë, pasaporta dhe letërnjoftime të falsifikuara, lëndë narkotike kanabis sativa dhe një mjet tip "Benz".