Arrestohen edhe 17 persona të tjerë në Turqi, dyshohet se kanë dijeni për sulmin në aeroport

Publikuar tek: bota, më 09:11 05-07-2016 Arrestohen edhe 17 persona të tjerë në Turqi, dyshohet se kanë dijeni për sulmin në aeroport

Një gjykatë në Turqi ka dhënë masën e arrestit me burg edhe për 17 persona të tjerë, të dyshuar si të lidhur me sulmin terrorist që goditi aeroportin “Ataturk” më 28 qershor.

Nga 17 të arrestuarit, 11 janë shtetas të huaj, ndërsa numri i përgjithshëm i atyre që ndodhen në qeli që pas sulmit, ka arritur në 30. Të gjithë këta persona akuzohen për pjesëmarrjen në organizata terroriste.

Si pasojë e sulmit në aeroportin e Stambollit, 45 njerëz humbën jetën dhe mbi 200 të tjerë mbetën të plagosur. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sateliti Juno futet në orbitën e Jupiterit, pas 5 vitesh udhëtim
Barack Obama këndon “Happy Birthday” për 18 vjetorin e vajzës, por mediat i vënë re intonacionin »
Article Logic
Execution time: 0.013099908828735
array(1) { ["section"]=> string(97) "arrestohen-edhe-17-persona-te-tjere-ne-turqi-dyshohet-se-kane-dijeni-per-sulmin-ne-aeroport-45557" }