Arrestohen ministrja e Kulturës dhe zyrtari i Presidencës, futën kritikët në listën e zezë

Publikuar tek: bota, më 15:19 21-01-2017 Arrestohen ministrja e Kulturës dhe zyrtari i Presidencës, futën kritikët në listën e zezë

Ministrja koreanojugore e Kulturës, Cho Yoon Sun u arrestua sot me dyshimin se ishte përfshirë në futjen në listat e zeza të figurave kulturore të vendit, të cilët kanë kritikuar qeverinë, njoftoi media vendase.

”Një gjykatë në Seul lëshoi një urdhërarrest për Cho me akuzen e shpërdorimit të autoritetit zyrtar dhe dëshmi të rreme, pas kërkesës së ekipit që po heton skandalin e presidentes së Koresë së Jugut, Park Geun Hye”, njoftoi agjencia zyrtare koreanojugore e lajmeve, Yonhap.

”Lista kishte të paktën 10 000 persona të renditur, përfshirë shkrimtarin Han Kang, i cili fitoi Booker Prize 2016”, sipas Yonhap.

“Gjykata gjithashtu lëshoi një urdhërarrest për shefin e stafit të presidencës, Kim Ki Choon i dyshuar si personi që përpiloi listën”, tha Yonhap.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « BBC trondit rrjetin: Donald Trump qëllohet me armë zjarri
Le Pen: Pas “Brexit” dhe Trump, Europa do të rizgjohet në 2017 »
Article Logic
Execution time: 0.011109828948975
array(1) { ["section"]=> string(95) "arrestohen-ministrja-e-kultures-dhe-zyrtari-i-presidences-futen-kritiket-ne-listen-e-zeze-66215" }