Të paktën 3 drejtues mjetetsh kanë rënë në prangat e policisë pasi tentuan të korruptojnë punonjësit e policisë rrugore.
Burime zyrtare të polciisë bëjnë me dije se vetëm në 12 orë janë goditur tre raste të mitdhënies, 1 rast nga Policia Kufitare Kapshticë, 1 rast nga Policia Rrugore Lezhë, si dhe 1 rast nga Policia Rrugore Tepelenë dhe kanë rënë në pranga shtetasit:
-Myftar Xhyra
Shtetasi i mësipërm, ka tentuar të korruptojë duke i ofruar një kartëmonedhë 500 lekë, përgjegjësit të turnit në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, me qëllim kryerjen e shpejtë të procedurave të kontrollit duke shmangur procesin e skanimit të automjetit të tij.
-Gentjan Balliu
Ky shtetas i ka ofruar 1000 lekë punonjësit të policisë rrugore në Lezhë, për të shmangur masën administrative që do ndëshkohej për mungesë dokumentacioni të mjetit të tij që po drejtonte.
-Genci Dervishi
Ky shtetas u arrestua nga efektivat e policisë pasi në aksin nacional Tepelenë - Krahës, në vendin e quajtur "Qafa e Miricës" është ndaluar nga patrulla e qarkullimit rrugor të Komisariatit të Policisë Tepelenë , pasi kanë konstatuar se automjeti kishte kryer parakalim të gabuar, shtetasi Genci Dervishi ka tentuar t'i jap një kartmonedhë prej 500 lekësh punonjësit të policisë për të mos u ndëshkuar me gjobë.