Arrestohen në flagrancë dy trafikantët nga Tirana, furnitorët e armëve dhe minave me telekomandë (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:23 21-02-2018 Arrestohen në flagrancë dy trafikantët nga Tirana, furnitorët e armëve dhe minave me telekomandë (EMRAT)

Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy persona, si dhe ka shapllur në kërkim dy të tjerë në sajë të operacionin policor të koduar ”GOES ON”.

Në pranga kanë përfunduar Artur Popa, 46 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Valias, Kamëz dhe Valtor Cala, 30 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë për veprën penale të “Trafikimit të armëve”, “Mbajtjes së bombave dhe minave me telekomandë në mjedise publike” dhe “Prodhim shitje të narkotikëve” në bashkpunim.

NJOFTIMI I POLICISË

Arrestohen në flagrancë dy shtetas , si dhe shpallen në kërkim dy të tjerë.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, finalizoi operacionin policor të koduar ”GOES ON”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

•             Artur Popa, 46 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Valias, Kamëz, (i dënuar më parë) Arrestuar për veprën penale të “Trafikimit të armëve”, “Mbajtjes së bombave dhe minave me telekomandë në mjedise publike” dhe “Prodhim shitje të narkotikëve” në bashkpunim 278/a, 278/7 dhe 283, 25.

•             Valtor Cala, 30 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, arrestuar për veprën penale të “Trafikimit të armëve” 278/a dhe 25.

Si dhe janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tyre ku për shkak të hetimit nuk jepen të tjera të dhëna për ta.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kishte regjistruar procedimi penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ku si rezultat i një pune disa javore me metoda speciale të hetimit u arrit të dokumentohej aktiviteti i tyre kriminal.

Shtetasi Artur Popa me automjetin e tij me targë AA 811 GF , i shoqëruar nga automjeti tjetër me targë AA 733 DM, që drejtohej nga shtetasi Valtor Cala,   transportonte 3(tre) mina me telekomandë ku në hyrje të qytetit të Lezhës, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke kapur në flagrancë të dy shtetasit e lartpërmendur.

Gjithashtu gjatë kontrollit shtetasit Artur Popa ju gjet dhe një sasi prej 55 gramë lëndë narkotike e llojit cannabis sativa e ngjashme me atë të vajit të hashashit.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga grupi hetimor u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

•             3 mina me telekomandë të pajisura me telefon për shpërthim në distancë.

•             55 gramë lëndë narkotike e ngjashme me atë të vajit të hashashit.

•             14 telefona celularë.

•             dy automjete

•             3 fitila si ato zjarrpërcjellës.

•             një çantë ku ishin futur minat

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Mbajtja e bombave dhe minave me telekomandë në mjedise publike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vijon puna për hapjen e rrugëve të bllokuara nga dëbora
Aksidenti tragjik në Shkodër, RRËNQETHËSE ajo që poston halla e vogëlushes së mbijetuar nga spitali: Lutuni për një mrekulli! »
Article Logic
Execution time: 0.011669874191284
array(1) { ["section"]=> string(108) "arrestohen-ne-flagrance-dy-trafikantet-nga-tirana-furnitoret-e-armeve-dhe-minave-me-telekomande-emrat-110943" }