Arrestohen në Holandë dy të dyshuar për sulmet në Paris

Publikuar tek: bota, më 07:04 16-03-2019 Arrestohen në Holandë dy të dyshuar për sulmet në Paris

Policia holandeze arrestoi dy vetë në Amsterdam, nën dyshimet se kanë lidhje me armët që janë përdorur në sulmet vdekjeprurëse në Paris, në vitin 2015.

 

Persona të armatosur dhe sulmues vetëvrasës kanë vrarë 130 vetë dhe kanë plagosur qindra të tjerë në këto sulme.

"Policia arrestoi dy vetë të martën në Amsterdam, në lidhje me hetimet për origjinën e armëve të përdorura nga terroristët e Shtetit Islamik në sulmet në Paris, më 2015", tha të premten Shërbimi i Prokurorisë Publike holandeze.

Dy të arrestuarit, 29 dhe 31 vjeç, "dyshohet se kanë qenë të përfshirë në sigurimin e armëve".

"Disa anëtarë të qelizës vetëvrasëse xhihadiste ndoshta kanë qenë në Holandë në vitin 2015 për të mbledhur armë", thuhet po ashtu në deklaratën e prokurorëve.

Grupi militant Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmet në Paris, të cilat dyshohet se janë koordinuar nga Brukseli, shkruan Rel, transmeton Newsbomb.al. 

Dy të dyshuarit e rinj u arrestuan nga autoritetet holandeze, në bashkëpunim me Francën dhe Belgjikën, bënë të ditur zyrtarët.

Në prill të vitit të kaluar, drejtësia belge e ka shpallur fajtor Saleh Abdeslamin, të dyshuarin kryesor të sulmeve terroriste në Paris, duke e dënuar me 20 vjet burgim në rastin për të shtëna drejt zyrtarëve policorë në Bruksel, më 2016.

Abdeslam është arrestuar më 18 mars të atij viti afër shtëpisë së familjes së tij në një lagje të varfër të Brukselit.

Ende nuk dihet se kur Abdeslam do të gjykohet për sulmet në Paris.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0065610408782959
array(1) { ["section"]=> string(62) "arrestohen-ne-holande-dy-te-dyshuar-per-sulmet-ne-paris-156595" }