Arrestohen në Itali dy shpërndarësit shqiptarë të kokainës

Publikuar tek: aktualitet, më 17:58 27-01-2018 Arrestohen në Itali dy shpërndarësit shqiptarë të kokainës

Dy vëllezër shqiptarë, janë arrestuar në Itali pasi vëzhgoheshin nga policia për shpërndarje droge.

Mësohet se shenjat e nervozizmit të dy vëllezërve shqiptarë me inicialet R.D dhe A.D, respektivisht 27 dhe 33 vjeç, detyruan policinë italiane që tu bëjë një kontroll të imtësishëm në makinë, ku u sekuestrua edhe një sasi prej 34 gramësh kokainë.

Ngjarja ka ndodhur në Fossano, ndërkohë që dy vëllezërit, sipas La stampa, jetonin në Salmour, por kishin një rrjet të zgjeruar të shpërndarjes së drogës.

Ata u arrestuan në makinë pranë shtëpisë së tyre, teksa u janë gjetur një sasi parash, por me prerje të vogla dhe policia nuk e përcakton sesa është shuma e parave të gjetura në makinën e dy vëllezërve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « A ka 'Opinion' konkurencë, FEVZIU IRONIZON KOLEGËT: Të enjteve më shqetëson vetëm një telenovelë turke
Bushati në Shkodër: Historitë e Holokaustit, memorje solide për brezat »
Article Logic
Execution time: 0.011521816253662
array(1) { ["section"]=> string(65) "arrestohen-ne-itali-dy-shperndaresit-shqiptare-te-kokaines-108174" }