Arrestohen në Rinas dy iranianët, ç’do të bënin me bashkombasit që qëndronin te Vilat Gjermane

Publikuar tek: aktualitet, më 14:22 18-10-2017 Arrestohen në Rinas dy iranianët, ç’do të bënin me bashkombasit që qëndronin te Vilat Gjermane

Arrestohen në aeroportin e Rinasit në Tiranë dy shtetas me kombësi iraniane.

Sipas policisë ata ishin të pajisur me leje qëndrimi dhe po tentonin të largonin drejt Gjermanisë disa persona të tjerë nga Teherani, të cilët dyshohet se i kishin sjellë në Shqipëri dhe më pas do t’i kalonin në Gjermani kundrejt shumës prej 2500 eurove.

NJOFTIMI:

Më datë 17.10.2017, Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë arrestimin e shtetasve:

- H.R, 26 vjeç, me kombësi Iraniane.

- Sh.F., 40 vjeç, me kombësi Iraniane. I pajisur me leje qëndrimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, më datë 16.10.2017, kanë konstatuar shtetasit Iranian: Y. R., A. G., A. R., A. R. dhe A. A., të cilët ishin pajisur me leje kalimi dhe po dilnin nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta shtetas, kanë ardhur nga Teherani në Shqipëri, ku kanë qëndruar në një banesë të marrë me qira, në zonën e Vilave Gjermane në Tiranë, nga ku do niseshin për në shtetin Gjerman. Sjellja e këtyre shtetasve në Republikën e Shqipërisë, akomodimi i tyre dhe më pas nisja për në Shtetin Gjerman dyshohet se është bërë i mundur nga shtetasit H.R dhe Sh.F., kundrejt shumës monetare prej 2500 Euro.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, parashikuar nga Neni 298/3 i Kodit Penal.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.041797876358032
array(1) { ["section"]=> string(99) "arrestohen-ne-rinas-dy-iranianet-c-do-te-benin-me-bashkombasit-qe-qendronin-te-vilat-gjermane-96316" }