Arrestohen plaçkitësit e kryeqytetit, vidhnin alkool dhe pajisje elektronike (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:17 28-02-2017 Arrestohen plaçkitësit e kryeqytetit, vidhnin alkool dhe pajisje elektronike (EMRAT)

Policia e Tiranë ka arrestuar në flagrancë dy të rinj, të cilët ishin kthyer në “tmerrin” e banorëve të Tiranës.

Ata janë autorë të vjedhjes së dhjetëra banesave në kryeqytet. Në operacionin e koduar “STAR 2” policia ka arrestuar Ylli Shkalla, 19 vjeç, dhe Ylli Driza, 23, të dy banues në Tiranë, dhe të dënuar më parë për vjedhje.

Policia njofton se këta shtetas, më datë 27.02.2017, janë kapur në flagrancë, duke tentuar të vjedhin banesën e shtetasit N. M., në rrugën “Egnatia”. Nga hetimet e kryera është arritur ti dokumentohet me prova ligjore, se këta dy shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, janë autorë të dyshuar të disa vjedhjeve të ndodhura në Tiranë.

Seria e vjedhjeve

Më datë 06.12.2016, në rrugën “Nikoll Ivanaj”, kanë vjedhur banesën e shtetases M. A., ku kanë marrë një televizor të markës “Samsung”, një kamer dhe një DVD­player.

Më datë 09.12.2016, në rrugën “Migjeni”, kanë vjedhur banesën e shtetasit S. D., ku kanë marrë një televizor të markës “Sony”, dhe dy shishe pije alkolike.

Më datë 12.12.2016, në rrugën “Bektash Kozeli”, kanë vjedhur banesën e shtetasit E. SH., ku kanë marrë 1500 euro, 6000 lekë, e një laptop të markës “Samsung”.

Më datë 24.12.2016, në rrugën “Jordan Misja”, kanë vjedhur banesën e shtetasit I. H., ku kanë marrë disa bizhuteri të ndryshme.

Më datë 31.01.2017, në rrugën “Halil Malaj”, kanë tentuar të vjedhin, banesën e shtetasit R. B., 57 vjeç.

Më datë 04.02.2017, në rrugën “Nikoll Ivanaj”, kanë vjedhur me thyerje banesën në përdorim të shtetasit E. K., ku kanë marrë një televizor të markës “Samsung”, një aparat fotografik të markës “Samsung” dhe një varse.

Më datë 06.02.2017, në rrugën “Jordan Misja”, kanë vjedhur banesën e shtetasit A. SH., ku kanë marrë 20.000 lekë.

Më datë 26.02.2017, në rrugën “Nikolla Jorga”, kanë vjedhur banesën e shtetasit E. G., ku kanë marrë një televizor të markës “Samsung” dhe një lap­top.

Vijon Operacioni “Star 2”, për dokumentimin e disa vjedhjeve të tjera, ku autorë të dyshuar janë shtetasit e arrestuar nga Policia, si dhe po punohet për identifikimin e më pas kapjen e bashkëpuntorëve të tyre.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të “Vjedhja në bashkëpunim”, “Vjedhje e mbetur në tentative në bashkëpunim”, parashikuar nga Nenet 134­25 dhe 134­22­25 të Kodit Penal

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rrëfen Renato Milloshi pas vetëdorëzimit; Ja ku ishte fshehur për një vit, pas vrasjes së Elton Çiços (DËSHMIA)
I dehur dhe në sens të kundërt, shoferi bën kërdinë në mes të rrugës »
Article Logic
Execution time: 0.012450218200684
array(1) { ["section"]=> string(87) "arrestohen-plackitesit-e-kryeqytetit-vidhnin-alkool-dhe-pajisje-elektronike-emrat-70205" }