Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Lodjan Uruçi, 29 vjeç banues në fshatin Shkëndi Belsh.
Eriton Sanxhaku, 25 vjeç banues në Cërrik.
Ruzhdi Elezi, 26 vjeç banues në fshatin Bardhas Peqin.
Arrestimi i tyre, u bë pasi gjatë natës në bashkëpunim me njëri – tjetrin në fshatin Murras, Njësia Administrative Papërr dyshohen të kenë vjedhur lokalin e shtetasit B.Gj., 55 vjeç banues në fshatin Murras. Shtetasit e lartpërmendur dyshohen të kenë marrë një televizor, një sasi lekësh dhe disa pije.
Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin dhe sendet me të cilat kanë kryer vjedhjen dhe pijet.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhja e kryer në bashkëpunim" .