Trafik kokaine dhe pastrim parash, arrestohen tre të rinj shqiptarë dhe një zviceran në Itali

Publikuar tek: aktualitet, më 15:04 29-10-2020 Trafik kokaine dhe pastrim parash, arrestohen tre të rinj shqiptarë dhe një zviceran në Itali

Katër persona kanë përfunduar në pranga nga policia italiane, tre prej tyre shqiptarë, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

Policia ka arrestuar tre të rinj shqiptarë, përkatësisht 22-vjeç, 24-vjeç dhe 21-vjeç dhe një shtetas zvicerian 26-vjeç me banim në Itali. Këta persona dyshohet se kanë marrë pjesë në trafikimin e sasive të konsiderueshme të kokainës.

Arrestimi i tyre u arrit pas hetimeve të policisë në javët e fundit. Policia italiane sekuestroi qindra gramë kokainë, si dhe disa mijëra franga. Ata do të akuzohen gjithashtu edhe për veprën penale të pastrimit të parave të drogës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Infektohet me koronavirus guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko
Nga vjedhja dhe vrasja tek trafiku i drogës, OFL në Tiranë e Elbasan, i kërkon llogari pasurie 5 të ‘rrezikshmëve’ (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.010835886001587
array(1) { ["section"]=> string(112) "arrestohen-tre-te-rinj-shqiptare-dhe-nje-zviceran-ne-itali-akuzohen-per-trafikim-droge-dhe-pastrim-parash-225657" }