Një 17 vjeçar nga Vlora është arrestuar nga Policia, pasi ishte shpallur në kërkim për akuzën e mashtrimit. Shtetasi me iniciale L.K., 17 vjeç, banues në këtë qytet është arrestuar sot nga unifromat blu.
Ndalimi i tij u krye pasi dyshohet se ka mashtuar 3 persona duke u marrë 100 euro secili për t’u siguruar bileta udhëtimi për në Itali. Materialet për këtë ngjarje i kanë kaluar tashmë Prokurorisë së Vlorës.