Policia australiane ka arrestuar gjatë një operacioni 200 oficerë policie dhe midis tyre 5 adoleshentë. Një adoleshent britanik 14-vjeçar dhe një 18-vjeçar shqiptar nga Maqedonia me emrin Sevdet Besim janë arrestuar gjithashtu gjatë operacionit.
Sipas Herald Sun, Sevdet Besim është lidhur me grupin e terroristëve nëpërmjet Numan Haider, i cili është qëlluar me armë nga policia e Antiterrorit. Ndërsa me Numan e ka prezantuar një mik i tij nga shkolla e mesme, i cili ishte mik me Haiderin.
Sevdet Besim dhe një miku i tij po 18 vjeç, Harun Cauceviç pas vdekjes së Haider kanë filluar që të frekuentojnë vazhdimisht qendrën islamike “Al Furqan” ku merrnin leksione për shtetin islamik.