Arrestohet 19 vjeçari në Itali, dyshohet se organizoi atentatin ndaj Florenc Çapjes (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:20 07-02-2017 Arrestohet 19 vjeçari në Itali, dyshohet se organizoi atentatin ndaj Florenc Çapjes (EMRI) Në foto: 19 vjeçari i dyshuar

Gazetari Flamur Vezaj ka bërë të ditur në studion e Abc News se në Itali është arrestuar 19 vjeçari Shkëlzen Hasanpapaj, i dyshuar se ka organizuar atentatin ndaj Florenc Çapjes më 6 qershor të 2016-ës.

Në këtë atentat u plagosën dy persona, ndërkohë 19 vjeçari dyshohet se ka marrë pjesë edhe në atentate të tjera ndaj kësaj familje, më i rëndi ai i shkurtit të 2016-ës ku u vranë katër persona dhe u plagosën shtatë të tjerë.

Hasanpapaj është arrestuar në Itali për shkak se ka kryer atje një krim, ndërsa policia shqiptare e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Pritet që i riu të ekstradohet në Shqipëri dhe në rast se bashkëpunon me policinë, do hedhë më shumë dritë mbi konfliktet e familjes Çapja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qëllohet me armë pranë bashkisë Laç, i plagosuri në gjendje kritike dërgohet me urgjencë drejt Tiranës
Mori 2 mijë euro për të burgosurin, KLD nis hetimin ndaj gjyqtares »
Article Logic
Execution time: 0.010462999343872
array(1) { ["section"]=> string(93) "arrestohet-19-vjecari-ne-itali-dyshohet-se-organizoi-atentatin-ndaj-florenc-capjes-emri-68027" }