Arrestohet në Divjakë një 21 vjeçar i cili ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij 34 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan në flagrancë shtetasin:
- •R.L, 21 vjeç, banues në Çermë e Sipërme, Divjakë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, për motive të dobëta ka dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht vëllanë e tij, shtetasin N.L, 34 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Dhunë në familje" .